Von der Leyen viziton Kosovën, pritet nga Presidentja Osmani

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kosovë si pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Ajo u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Presidencë. Pas këtij takimi, von der Leyen do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në sallën e Kuvendit, duke shmangur zyrën e tij për shkak të një vendimi të BE-së që ndalon takimet në objektin qeveritar derisa të formohet një qeveri me mandat të plotë.

Vizita e saj në Prishtinë vjen pas një ndalese në Beograd dhe do të pasohet nga një vizitë në Shkup. BE ka njoftuar se von der Leyen do të mbajë konferenca për shtyp dhe fjalime gjatë gjithë turneut, megjithëse nuk është bërë e qartë se kur do të ketë një të tillë në Prishtinë.

Takimi me Kurtin është parashikuar të fillojë në orën 13:40, sipas një njoftimi nga ZKM.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *