Janë bërë publike disa nga rezultatet fillestare të votave të diasporës për zgjedhjet në Prishtinë.
Hajrulla Çeko i Vetëvendosjes kryeson me 47.31% ose 83 vota, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në vendin e dytë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 30.65% të votave, duke marrë 57 vota.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ndodhet në vendin e tretë me 16.13%, që i korrespondon 30 votave. Ndërkohë, kandidatët e tjerë nga partitë e tjera dhe të pavarur kanë marrë më pak mbështetje nga diaspora.
Besa Shahini e Partisë Socialdemokrate dhe Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë marrë nga katër vota secili. Fatmir Selimi si kandidat i pavarur ka marrë dy vota, ndërsa Nedime Belegu ka siguruar një votë.
Rezultatet e plota priten të publikohen me përfundimin e numërimit.

Leave a Reply