Sot po zhvillohet procesi i votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës në 29 përfaqësi të ndryshme diplomatike jashtë vendit, pas disa javësh përgatitje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 19,187 qytetarë të regjistruar paraprakisht kanë mundësinë të votojnë në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës. Orari i mbylljes së votimit ndryshon në varësi të vendit pritës.
Në Stamboll, votimi do të përfundojë në orën 17:00 sipas kohës lokale të Kosovës. Ndërkohë, në shtetet si Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, dhe disa të tjera, qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00.
Në Londër, votimi do të mbyllet në orën 20:00. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, votimi do të përfundojë në orën 01:00 të ditës së ardhshme, gjithmonë sipas orës lokale të Kosovës.

Leave a Reply