Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka shprehur shqetësime të mëdha lidhur me një amendament të ri.
Ai theksoi se sekretariati i KQZ-së nuk ka rekomanduar dërgimin e fletëvotimeve me postë për këto zgjedhje. Krasniqi paralajmëroi se për shkak të afateve të ngushta dhe vështirësive logjistike, diaspora mund të mbetet pa mundësi votimi.
Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, mbështeti qëndrimin e tij në raportet zyrtare nga Posta e Kosovës dhe DHL-ja, të cilat sugjerojnë se është e pamundur përfundimi i dërgesave brenda afatit ligjor. Sipas tij, shpenzimi i 3.7 milionë eurove për një shërbim që nuk mund të realizohet është i pajustifikueshëm.
Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, përfaqësuesit e partive opozitare vazhduan të mbështesin amendamentin që kërkon dërgimin fizik të fletëvotimeve, duke e konsideruar atë në përputhje me rregulloret ekzistuese. Pas miratimit të tij, Krasniqi e cilësoi këtë vendim si një bllokim të qëllimshëm të votës së diasporës dhe e akuzoi për korrupsion, duke theksuar se buxheti miratuar është për një operacion të destinuar të dështojë.

Leave a Reply