Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka komentuar një deklaratë të ministrit në detyrë Hekuran Murati lidhur me organizimin e vendvotimeve nga Rumania për zgjedhjet presidenciale.
Murati pretendoi se Rumania kishte krijuar 965 vendvotime jashtë vendit për t’i lehtësuar votimin diasporës. Megjithatë, Cakolli shpjegon se shtimi i qendrave të votimit jashtë vendit është një proces i rregulluar me ligj në Rumani.
Ai thekson se ky zgjerim erdhi si përgjigje ndaj sfidave reale, ku shumë qytetarë nuk kishin mundësi të votonin për shkak të radhëve të gjata dhe kapaciteteve të pamjaftueshme. Shteti rumun, për të zgjidhur këtë problem, ka miratuar një paketë ligjore që siguron mundësinë e votimit për diasporën, duke përfshirë edhe opsionin e votimit për disa ditë.
Cakolli nënvizon se kjo iniciativë ishte e bazuar në nevoja konkrete dhe se procedurat janë përcaktuar qartë me ligj.

Leave a Reply