Në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart, Gjermani, janë vërejtur radhë të gjata të qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet në Kosovë.
Mërgimtarët po shfaqin një angazhim të madh për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se votimi po zhvillohet në 40 vendvotime në kuadër të 16 ambasadave dhe 14 konsullatave të Kosovës, të shpërndara në 18 shtete të ndryshme.
Sipas të dhënave, numri i votuesve të regjistruar në këto 29 përfaqësi diplomatike arrin në 19,187. Kjo pjesëmarrje dëshmon përkushtimin e qytetarëve kosovarë jashtë vendit për të ndikuar në proceset demokratike të vendit të tyre.

Leave a Reply