Policia e Trafikut në kryeqytet ka ndërhyrë ndaj një shoferi që përdori trotuarin për të tejkaluar kolonën e automjeteve, veprim ky i ndaluar nga rregullat e trafikut.
Pas hetimit, autoritetet vendosën sanksione për shkeljen e bërë. Shoferit i është shqiptuar një gjobë prej 200 euro, është ndëshkuar me 2 pikë negative dhe i është pezulluar patentë-shoferi për një periudhë prej tre muajsh, në përputhje me ligjin.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektimin rigoroz të rregullave dhe sinjalizimeve rrugore, duke paralajmëruar se veprime të tilla janë një kërcënim serioz për sigurinë e këmbësorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në rrugë. Kjo ndërhyrje vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur sigurinë në komunikacion.

Leave a Reply