Vuçiç viziton kazermat, kritikon Shqipërinë për aleancat

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka injoruar thirrjen e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, për bashkëpunim të paqësor ushtarak ndërmjet Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit, duke e cilësuar atë si një kërcënim ndaj vendit të tij.

Gjatë një vizite në një kazermë në Beograd, Vuçiç mori pjesë në një analizë të gjendjes së Forcave të Armatosura Serbe, ku theksoi shqetësimin për krijimin e aleancave ushtarake në rajon. Vuçiç deklaroi se Serbia po rrit kapacitetet e saj mbrojtëse në mënyrë të konsiderueshme, sidomos në forcat ajrore dhe mbrojtjen ajrore, duke mos kërkuar të provokojë asnjë shtet fqinj, por të mbrojë vendin nga çdo agresion i mundshëm.

Ai gjithashtu zbuloi planet për rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm për 75 ditë, që pritet të fillojë këtë dhjetor ose në mars të vitit të ardhshëm. Përgatitjet për këtë nismë përfshijnë modernizimin e pajisjeve dhe infrastrukturës ushtarake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *