Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor të ndodhë në mënyrë të njëkohshme për të gjitha shtetet e rajonit.
Këtë qëndrim ai e bëri të ditur para vizitës në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Gjatë një paneli në Forumin Beltalks organizuar nga Globsec, Vuçiq theksoi rëndësinë e pranimit kolektiv për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për të ardhmen e rajonit dhe Evropës.
Ai argumentoi se përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në Ballkan do të ishte përfitim i përbashkët. Vuçiq synon të diskutojë këtë ide gjatë takimit me zyrtarët e lartë të BE-së, duke theksuar se një pranime i tillë do të kontribuonte në stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit.

Leave a Reply