Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 24 shtator, deklaroi se Kosova mbetet pjesë e pandashme e Serbisë dhe është thelbësore për identitetin e saj kulturor dhe shpirtëror. “Për ne, serbët, ajo nuk është vetëm një copë toke, por djepi i shpirtësisë dhe ekzistencës sonë në atë vend”, tha Vuçiq. Ai theksoi se serbët në Kosovë përballen me kushte të vështira dhe u mohohen të drejtat themelore si liria e lëvizjes dhe qasja në arsim. Vuçiqi kërkoi ndërhyrjen e organizatave ndërkombëtare për të ndaluar dhunën në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e Serbisë për dialogun nën drejtimin e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply