Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një fjalimi në Bruksel në Samitin e Zgjerimit të BE-së, organizuar nga “Euronews”, theksoi se Serbia do të ishte në një pozicion më të mirë nëse do të njihte Kosovën dhe do të vendoste sanksione ndaj Rusisë.
Ai bëri të ditur se këto veprime mund të ndërmerren menjëherë, por shprehu skepticizëm mbi përfitimet e kësaj politike. Vuçiqi vuri në dukje se njohja e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë do të sillnin përparim të shpejtë drejt integrimeve evropiane, por ai mbetet i bindur se këto masa nuk janë në interesin e Serbisë.
“A duhet të ndryshojmë politikën tonë për të ecur më shpejt përpara? Nuk mendoj se është e nevojshme,” tha ai.
Presidenti serb sugjeroi se nëse qeveritë e ardhshme do të vendosnin të ndryshonin këtë qasje, atëherë do të mund të arrihej progres më i shpejtë. Ai e përshkroi situatën si një çështje të pastër gjeopolitike.

Leave a Reply