Vuçiq reagim ndaj njohjes së Kosovës nga Siria dhe Asadi

Vuçiq ka komentuar sot lidhur me ndikimin e Turqisë mbi Sirinë, duke theksuar se vendimi i këtij vendi ishte i parashikueshëm.

Ai shprehu shqetësim për faktin se Siria është nën ndikimin e fuqishëm të Turqisë, një nga vendet kryesore të rajonit. Duke iu referuar periudhës kur Bashar Al Assad ishte në pushtet, Vuçiq vlerësoi qëndrimin e tij si të pavarur dhe të lirë.

Sipas Vuçiq, ky qëndrim i pavarur kishte rëndësi të madhe për Sirinë në atë kohë. Në një deklaratë për gazetarët, Vuçiq theksoi se njohja nga Siria ishte një lajm i pritur dhe se ishte e kuptueshme që ndikimi i jashtëm nga Turqia do të kishte pasoja të tilla.

Ai shtoi se kur një vend bie nën ndikimin e një fuqie të madhe rajonale, kjo nuk është e papritur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *