Vuçiq reagon ndaj akuzave për ngjarjet e Sarajevës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar akuzat që e lidhin atë me veprimtarinë e “snajperëve të fundjavës” gjatë konfliktit në Bosnje e Hercegovinë në vitet ’90.

Në një intervistë për TV Informer, Vuçiq theksoi se nuk ka mbajtur kurrë armë dhe planifikon të padisë mediat që kanë shtrirë këto pretendime, duke përfshirë The Guardian dhe Daily Mail, duke angazhuar avokatë të njohur ndërkombëtarë. Gazetari kroat, Domagoj Margetiq, ka dorëzuar materiale në Prokurorinë e Milanos, e cila po heton këtë çështje, duke sugjeruar përfshirjen e Vuçiqit në skemën ku të huajt paguanin për të shtënë mbi civilët në Sarajevë.

Vuçiq mohoi të ketë dëgjuar për një ngjarje të tillë dhe i quajti akuzat absurde. Ai përmendi se kur kishte kërkuar të bashkohej me forcat, i ishte thënë të kthehej pasi kërkohej një gazetar që dinte anglisht.

Vuçiq beson se do të fitojë miliona euro në gjyqet e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *