Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka diskutuar mbrëmë me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për sfidat energjetike që po përballon Serbia.
Ai theksoi se është çështje kohe para se të përballen me sanksione sekondare nga Shtetet e Bashkuara. Vuçiqi shprehu kënaqësinë e tij për mënyrën dhe tonin e bisedimeve, duke theksuar se situata energjetike në Serbi po bëhet gjithnjë e më sfiduese.
Ai vuri në dukje se për më shumë se 60 ditë asnjë pikë nafte nuk ka arritur në rafinerinë serbe, çka rrit shqetësimet për sanksione ndaj bankës qendrore dhe sektorit bankar. Gjatë konferencës për shtyp, Vuçiqi përmendi diskutimet për mundësitë e importimit të derivateve nga vendet fqinje dhe ndërtimin e naftësjellësve të rinj.
Ai shprehu shqetësim më të madh për naftën sesa për gazin, por theksoi se po kërkojnë zgjidhje dhe shpresojnë në mbështetjen e Bashkimit Evropian për këto çështje kritike.

Leave a Reply