Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur zhgënjimin e tij për ofertën e fundit të Rusisë lidhur me një kontratë të gazit që zgjat deri në fund të vitit.
Ai theksoi se Serbia kishte pritur për një marrëveshje afatgjatë që në maj, por ende nuk është realizuar, raportojnë mediat serbe. Duke folur për ndikimet ekonomike pas sanksioneve amerikane ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), Vuçiq tha se Moska ose Peterburgu ofroi kontratë të re deri në Vitin e Ri.
Ai kujtoi bisedimet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, në maj, ku u premtua se marrëveshja do të përfundohej brenda një ose dy muajsh. Sipas Vuçiq, shtyrja e kontratës deri në fund të vitit është një mesazh negativ, pasi i lë vend për spekulime të mundshme mbi vendimet strategjike të Serbisë, siç është ndoshta shtetëzimi i NIS.
Ai shprehu shqetësimin se kjo mund të ndikojë në ndërprerjen e furnizimit me gaz më 31 dhjetor.

Leave a Reply