Vulin kërkon referendum për zgjedhjen mes BE-së dhe botës serbe

Ish-zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, ka propozuar organizimin e një referendumi ku serbët të vendosin nëse duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian apo të orientohen drejt një “bote serbe”.

Vulin, i njohur për lidhjet e tij me Moskën, theksoi nevojën për të zgjedhur mes orientimit perëndimor dhe një politike të pavarur. “Kurrë nuk janë pyetur qytetarët serbë nëse e shohin të ardhmen e tyre në udhën drejt BE-së, apo në një politikë që synon integrime të tjera dhe bashkim,” deklaroi ai.

Vulin argumenton se çdo komb ka të drejtën të vendosë interesat e tij në plan të parë. Duke iu referuar ish-presidentit Sllobodan Millosheviç, Vulin vuri në dukje se brezi aktual i politikanëve serbë duhet të kuptojë ndryshimet globale që po ndodhin, veçanërisht pas ndryshimeve në strategjinë e SHBA-së ndaj Kinës, Rusisë dhe BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *