Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka apeluar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës kundër një vendimi të fundit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte mbështetur ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth qendrave të votimit për diasporën.
VV kërkon që Gjykata Supreme të anulojë vendimin e PZAP-it të datës 1 dhjetor 2025 dhe të rivendosë në fuqi atë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të miratuar më 26 nëntor 2025. Sipas VV-së, KQZ kishte përcaktuar qartësisht qendrat e votimit jashtë vendit dhe hapat për realizimin e procesit të votimit në diasporë.
Në ankesë, VV thekson se ligji parashikon qartë votimin e shtetasve jashtë vendit dhe KQZ ka ndjekur rregullisht procedurat duke marrë propozimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vendvotimet në përfaqësitë diplomatike. VV pohon se vendimi i PZAP-it dëmton të drejtën e votës së diasporës dhe kërkon nga Gjykata Supreme të mbrojë ligjshmërinë e procesit zgjedhor për qytetarët jashtë Kosovës.

Leave a Reply