Sot në Prizren është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Prizren dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të ndërtohet një qeverisje e drejtë, transparente dhe që kontribuon në zhvillimin e qytetit. Kryetari i Vetëvendosjes në Prizren dhe kryetari i AAK-së për këtë komunë, Besnik Krasniqi, ishin nënshkruesit e marrëveshjes.
Në njoftimin e bërë publik, theksohet se ky bashkëpunim synon t’i shërbejë qytetarëve të Prizrenit, duke siguruar që çdo projekt, investim apo vendim të jetë në përfitim të komunitetit. Marrëveshja nënvizon angazhimin për të punuar së bashku në fusha të rëndësishme si zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, arsimi dhe rinia, si dhe qeverisja e hapur dhe llogaridhënëse.
Deklarata e përbashkët përfundon me fjalët: “Për qytetin tonë, për të ardhmen e përbashkët”.

Leave a Reply