Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor në Kosovë, pjesëmarrja e votuesve ra nën 40 për qind, shifër kjo më e ulët se ajo e zgjedhjeve të vitit 2021.
Nga rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna procesi përfundoi në raundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera do të zhvillohet balotazhi. Lëvizja Vetëvendosje fitoi pa balotazh në tri komuna: Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.
Po aq komuna fitoi edhe Partia Demokratike e Kosovës: Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit. Lidhja Demokratike e Kosovës triumfoi në Lipjan dhe Istog, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan dhe Nisma Socialdemokrate në Malishevë.
Për balotazhin e ardhshëm, Vetëvendosje është në garë në 12 komuna dhe shpreson për fitore, sidomos në Prishtinë dhe Mitrovicë. Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, shprehet optimist për fitoren e partisë, duke theksuar përparësitë e qeverisjes së mirë të LVV-së në nivel lokal.
Ai përmend se partia ka shënuar rritje të ndjeshme në disa komuna, gjë që shpresohet të konfirmohet edhe në balotazhin e 9 nëntorit.

Leave a Reply