Në komunën e Vitisë, ku votat e diasporës kishin potencialin të ndryshonin rezultatin e balotazhit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) arriti të mbajë epërsinë.
Pas numërimit të votave të ardhura me postë, Lëvizja Vetëvendosje (VV) siguroi 317 vota ndërsa LDK mori 234 vota. Megjithëse VV fitoi bindshëm në diasporë, ky rezultat nuk mjaftoi për të tejkaluar avantazhin e krijuar nga votimi i brendshëm.
Në përfundim të procesit zgjedhor, LDK me kandidatin e saj Sokol Haliti siguroi gjithsej 8,622 vota, ndërsa kandidati i VV, Arsim Ademi, mori 8,486 vota. Kështu, diferenca e ngushtë mes dy partive mbeti e pandryshuar në përfundim të numërimit të plotë të votave.

Leave a Reply