Kur janë numëruar më shumë se 61% e votave, Lëvizja Vetëvendosje po qëndron mbi pragun e 50%, duke arritur në 50.24% ose 257,390 vota.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar rreth 20% të votave, që përkthehet në 102,460 vota. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 14.16% të votave, duke arritur në 72,566 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.57% ose 33,659 vota nga votuesit. Këto rezultate janë paraprake dhe pasqyrojnë një pjesë të konsiderueshme të votave të numëruara deri më tani.
Rezultatet e plota dhe përfundimtare pritet të publikohen pasi të përfundojë numërimi i të gjitha kutive të votimit.

Leave a Reply