Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se gara për kryetar të Prishtinës pritet të përfundojë në balotazh, duke e cilësuar atë si të hapur. Ai thekson se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, përballet me sfida për shkak të perceptimit si përfaqësues i një qeverie që ka bllokuar projekte kyçe për qytetin.
Sipas Ymerit, në garë kryeson Përparim Rama, i cili shfaq një besim më të madh në debate krahasuar me vitin 2021. Ndërsa Çeku mund të ketë paraqitje të mira, qytetarët e Prishtinës duhet të kujtojnë rolin e tij në bllokimin e projekteve të rëndësishme. Ymeri shprehet se “Qeveria bllokuese dhe qeveria e bllokadës nuk di me zhblloku,” duke nënkuptuar se kjo qasje mund të reflektohet edhe në nivelin lokal.

Leave a Reply