VV-ja humbet ankesën: Gjykata Supreme hedh poshtë pretendimet për parullat e Srpskës në mbështetje të Radojçiqit gjatë fushatës.

Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që kishte rrëzuar pretendimet e LVV-së për shkelje nga Lista Serbe gjatë fushatës zgjedhore. LVV kishte akuzuar Listën Serbe për shkelje të Kodit të Mirësjelljes, duke pretenduar se gjatë hapjes së fushatës zgjedhore ishte përdorur parulla “svi za brata milana” në mbështetje të Milan Radojiçiq, i shpallur në kërkim për sulmin terrorist në Banjska në vitin 2023. Gjykata Supreme deklaroi se ankesa e LVV-së ishte e pathemeltë pas shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit dhe dokumenteve të paraqitura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *