VV-ja pagoi UBO-n 17 mijë euro, Kurti kërkon hetim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë dhe sigurisë hetime për rezultatet kontroverse të EXIT POLL-it gjatë zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Ai akuzoi se këto rezultate përbëjnë një “inxhiniering të paramenduar” që synon të ndërhyjë në procesin zgjedhor, duke i cilësuar si “cenim të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira”. Interesant është fakti se në prill, partia që drejton Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, kishte angazhuar një nga kompanitë që ofroi EXIT POLL-et, UBO Consulting.

Sipas raportit financiar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosja kishte paguar 17,700 euro për shërbimet e saj më 4 shkurt 2025, të cilat përfshijnë shpenzime për reklama dhe konferenca. Kurti theksoi se raportimet për Mitrovicën më 12 tetor duhet të hetohen me seriozitet, duke nënvizuar se gabimet e EXIT POLL-eve nuk ishin thjesht të rastësishme, por të orkestruara për të ndikuar në zgjedhje.

Ai i bëri thirrje institucioneve përkatëse që të ndërmarrin veprime për të zbardhur situatën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *