Qytetarët e Pejës do të rikthehen në qendrat e votimit më 9 nëntor, duke u bërë pjesë e balotazhit zgjedhor sikurse në 16 komuna të tjera.
Në këtë garë, përballë do të jenë kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, dhe ai i VV-së, Taulant Kelmendi. Taulant Kelmendi ka bërë thirrje publike për të gjitha subjektet politike në Pejë që të bashkohen për ndryshim, duke theksuar se është e rëndësishme që qytetarët dhe partitë të bashkëpunojnë për një transformim në qytet.
“Ftesa ime është për të gjitha subjektet që duan ndryshim në Pejë,” ka deklaruar Kelmendi. Ndërkohë, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gazmend Muhaxheri ka siguruar 46.23% të votave, që përbën 19,688 vota, ndërsa Kelmendi ka marrë 27.81% të votave, ekuivalente me 11,843 vota.
Kelmendi thekson se ende nuk ka pasur diskutime përfundimtare, por qëllimi i tij është bashkimi për ndryshim në Pejë.

Leave a Reply