VV kërkon bashkëpunim, opozita të rishikojë qasjen e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Glauk Konjufcën si kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Deputetja e LVV-së, Arbreshë Kryeziu – Hyseni, ka theksuar nevojën për bashkëpunim nga të gjitha partitë politike për të zgjidhur krizën aktuale politike. Në një intervistë për Tëvë1, ajo sqaroi se LVV nuk kërkon koalicione me partitë opozitare, por synon bashkëpunim për të kapërcyer situatën dhe për të avancuar me votimin e buxhetit dhe planeve ekonomike.

Ajo theksoi se LVV ka qenë e vetmja parti që ka ofruar alternativa për zgjidhjen e bllokadës shumë mujore. Kryeziu – Hyseni kritikoi partitë opozitare për reagimet e tyre ndaj kandidaturës së Konjufcës, duke i bërë thirrje që të ndryshojnë qasjen e tyre.

Ajo i ftoi deputetët të reflektojnë dhe të mbështesin Konjufcën, duke vënë në pah se interesat qytetare duhet të jenë prioritet mbi çdo interes personal. Ajo paralajmëroi se opozita mund të përballet me ndëshkim nga votuesit në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk ndryshojnë qëndrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *