Gjykata Speciale ka njoftuar se ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, është dëshmitari i fundit që mbrojtja e Hashim Thaçit do të thërrasë.
Në total, mbrojtja ka planifikuar të thërrasë shtatë dëshmitarë, ku tre prej tyre mbeten për të dhënë dëshminë. Clark, i cili ka marrë miratimin nga qeveria e SHBA-së për të dëshmuar në Hagë, pritet të dëshmojë rreth përpjekjeve të NATO-s gjatë krizës në Kosovë.
Ai do të flasë për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për fushatën ajrore kundër forcave jugosllave. Seanca për dëshminë e Clark-ut është caktuar për pasditen e 18 nëntorit, me mundësinë e një zgjatjeje deri më 21 nëntor, nëse është e nevojshme.
Mbrojtja ka kërkuar një ditë shtesë për të siguruar që dëshmia të përfundojë plotësisht. Gjykata ka aprovuar kërkesën për të shtuar një ditë seancë më 21 nëntor, me qëllim që të gjitha palët të kenë kohë të mjaftueshme për pyetje dhe përgjigje.

Leave a Reply