Në skenën politike, shpesh dëgjojmë politikanë që lartësojnë punën e tyre ose të të tjerëve, por është e rrallë që ata të vetëlavdërohen publikisht.
Këtë ka bërë së fundmi Xhafer Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili, pas një humbjeje në zgjedhjet për kryetar të Obiliqit përballë Halil Thaçit të Vetëvendosjes, ka thyer këtë normë. Gashi ka ndarë një fotografi të tijën, duke e shoqëruar me një përshkrim ku e quan veten lider dhe flet në vetën e parë.
Ai ka theksuar se një lider është dikush që krijon rrugë kur nuk ekzistojnë, duke pretenduar se ka dëshmuar këtë cilësi si në kohë lufte ashtu edhe në paqe. Pavarësisht humbjes së fundit, Gashi ka ambicie për t’u bërë deputet, duke treguar se aspiratat e tij politike mbeten të larta.

Leave a Reply