Xhafer Tahiri largohet nga drejtimi i LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozicioni i kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri.

Në një postim në Facebook, ai shpjegoi se ky vendim është i motivuar nga “dashamirësia dhe përgjegjësia e thellë politike”, dhe se synon të hapë rrugë për energji të reja brenda partisë. Tahiri theksoi se vendimi nuk është pasojë e lodhjes apo zhgënjimit, por dëshira për t’i dhënë një kapitull të ri LDK-së në Vushtrri.

Ai kujtoi përvojën e tij që nga viti 2009, kur drejtoi FRLDK-në lokale dhe më pas atë qendrore, si dhe periudhën kur shërbeu si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë nga 2017 në 2021, të cilën e cilësoi si “nderi i jetës sime”. Tahiri siguroi se do të vazhdojë angazhimin e tij brenda strukturave qendrore të LDK-së, me fokus në forcimin e partisë dhe të ardhmen e përbashkët të vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *