Xhandarmeria serbe kalon kufirin më 15 tetor, KFOR konfirmon

Ditëve të fundit, tensionet janë rritur pas raportimeve se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, ka rrëmbyer një qytetar dhe është larguar.

Ky incident ka ngjallur reagime nga Presidentja dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Nuk është hera e parë që forcat serbe kryejnë kalime të tilla në Kosovë, pasi televizioni Dukagjini ka në posedim një video nga mesi i tetorit që tregon hyrjen e tyre në fshatin Rakinicë, afër Orllanit të Podujevës.

Ndërkohë, televizioni ka kërkuar konfirmim nga Policia e Kosovës që nga 20 tetori, por ende nuk ka marrë përgjigje. Megjithatë, misioni i NATO-s, KFOR-i, ka konfirmuar ngjarjen, duke deklaruar se xhandarmëria serbe ishte në ndjekje të individëve të përfshirë në prerje të paligjshme të pyjeve dhe sapo kuptuan se kishin kaluar kufirin, u kthyen menjëherë.

Banorët lokalë, të cilët kanë xhiruar ngjarjen, kanë pohuar se ushtarët serbë kanë konfiskuar një traktor dhe kanë fyer banorët gjatë incidentit. Për momentin, as Policia e Kosovës dhe as Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *