Xhon Gubetini i PDK-së, kandidat i suksesshëm në Vushtrri

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Xhon Gubetini, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, po udhëheq si kandidati më i votuar në Vushtrri për asamblenë komunale, duke lënë pas të gjithë kandidatët e tjerë nga subjektet e ndryshme politike, përjashtuar bartësit e listave.

Deri më tani, kur janë numëruar 68 për qind e votave, Gubetini ka fituar 711 vota. Ai ka tejkaluar shumë figura të njohura nga politika lokale, përfshirë edhe disa prej politikanëve më me përvojë.

Këto rezultate janë reflektuar pas numërimit të votave nga qendra komunale e numërimit në Vushtrri. Kjo e bën Gubetinin një nga kandidatët më të spikatur në këtë garë, sipas të dhënave të deritanishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *