Yll Hyseni gjendet i pajetë afër shtëpisë, policia heton

Një ngjarje tragjike është raportuar në fshatin Brod, Komuna e Shtërpcës, ku një i ri është gjetur i vdekur.

Yll Hyseni, 18 vjeç, humbi jetën një kilometër larg shtëpisë së tij, pas raportimit të zhdukjes nga familjarët një ditë më parë. Zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se familja e Hyseni kishte njoftuar për zhdukjen e tij më 10 dhjetor.

Ai kishte dalë nga shtëpia rreth mesnate dhe nuk u kthye më. Policia menjëherë nisi hetimet, duke e trajtuar rastin si “person i zhdukur”, nën urdhërat e Prokurorit të Shtetit.

Trupi i pajetë i të riut u gjet më 11 dhjetor, rreth orës 13:20, në një livadh pranë shtëpisë. Mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtërpcë konstatuan vdekjen.

Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *