Ylli kryesor i skuadrës largohet nga Vëllaznimi

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka bërë të ditur ndarjen me lojtarin Marques Warrick, vetëm dy muaj pas nënshkrimit të kontratës me të.

Warrick, i cili shkëlqeu në ndeshjen kundër Trepçës me 27 pikë, duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë me rezultat 85-83, ka vendosur të largohet për të vazhduar karrierën në një nga ligat më të fuqishme evropiane. Vëllaznimi, përmes një postimi në Facebook, konfirmoi se klubi ka pranuar një dëmshpërblim për largimin e tij, duke theksuar se oferta për lojtarin ishte e parefuzueshme.

Klubi gjakovar falenderoi Warrick për kontributin dhe momentet e mira që ofroi gjatë qëndrimit të tij. Në deklaratën e tyre, klubi shprehet se do të njoftojë së shpejti për zëvendësuesin e tij, ndërsa i urojnë suksese të mëtejshme Warrick në karrierën e tij të re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *