Golden Eagle Ylli ka arritur suksesin e parë këtë sezon në Superligën e Basketbollit të Kosovës duke triumfuar kundër Vëllaznimit në ndeshjen e xhiros së tretë.
Në një ndeshje të ngushtë, suharekasit fituan me rezultat 84-82. Me një fillim të fuqishëm, Ylli e mbylli çerekun e parë me epërsi 25:12.
Megjithatë, Vëllaznimi u rikthye në çerekun e dytë, duke zvogëluar diferencën në vetëm një pikë me rezultat 15:27. Gjatë çerekut të tretë, Vëllaznimi e përmbysi epërsinë e Yllit duke fituar 20:24.
Sidoqoftë, në çerekun e fundit, Ylli tregoi forcë të mjaftueshme për të mbyllur ndeshjen me një epërsi prej pesë pikësh (24:19). Trevon Allen ishte lojtari më i spikatur për Yllin me 27 pikë, nëntë topa të kthyer dhe katër asistime.
Në anën tjetër, për Vëllaznimin u dallua Marques Warrick me 28 pikë, dy topa të kthyer dhe dy asistime.

Leave a Reply