Ymeri kritikon çmimet e energjisë në krahasim me veriun

Janina Ymeri, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka bërë publike diferencat në çmimet e energjisë elektrike ndërmjet veriut dhe rajoneve të tjera të Kosovës.

Në një postim, ajo ka krahasuar tarifat e energjisë për konsumatorët familjarë, duke theksuar se në veri çmimet janë më të ulëta. Për konsum nën 800 kW, në pjesët tjera të Kosovës, çmimi është 9.05 cent dhe 3.88 cent, ndërsa në veri 7.40 cent dhe 3.17 cent.

Për konsum mbi 800 kW, diferencat janë 15.43 cent dhe 7.28 cent për pjesët tjera, kundrejt 13.73 cent dhe 6.47 cent në veri. Ymeri ka nënvizuar se, ndonëse të dyja palët kanë të njëjtin kryeministër dhe Kosova ka Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) si prodhues të energjisë, në veri ekzistojnë vetëm furnizues të energjisë.

Ajo thekson se ndërsa pjesët tjera paguajnë importin dhe ndikimet e politikave, në veri paguhet vetëm energjia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *