Ymeri: Problemet me energjinë elektrike, KEK drejt kolapsit

Ekspertja e energjisë, Ymeri, ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen kritike të sektorit energjetik në Kosovë, duke theksuar se aktualisht dy nga pesë blloqet gjeneruese janë jashtë funksioni.

Kjo situatë e vështirësohet më tej nga fakti se edhe me prodhim maksimal, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk arrin të plotësojë kërkesat për energji. Ymeri theksoi se mungesa e një strategjie të qartë dhe pasojat e rënda që ndihen këtë fillim viti, janë tregues të një krize të zgjatur.

Ajo sugjeroi se duhet të ketë subvencionim të importit, pasi popullata nuk mund të mbajë përgjegjësinë për problemet teknike në KEK. Përveç kësaj, Ymeri vuri në dukje nevojën për planifikim vjetor të importit, duke përfshirë të dhëna të qarta për importuesin, sasinë, çmimin dhe kohën.

Ajo paralajmëroi se rënia e Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B është një tregues i qartë i kolapsit energjetik në vend. Furnizimi aktual me ngrohje po zhvillohet me kapacitet të reduktuar, duke reflektuar krizën e thelluar në sektorin energjetik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *