Analisti politik Visar Ymeri ka analizuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke theksuar se kjo ide është inicuar nga Albin Kurti, si një akt i qartë politik.
Ymeri thekson se Kurti përmendi për herë të parë zgjedhjet në një intervistë të javës së kaluar, duke e paraqitur si një kërcënim politik. Sipas Ymerit, mesazhi i Kurtit i drejtohet presidentes aktuale, Vjosa Osmani, duke nënkuptuar se ajo nuk ka mbështetjen e mjaftueshme prej 80 votash për të siguruar një mandat të ri.
Ai sugjeron se kjo deklaratë mund të fshehë prapavija politike dhe se raportet mes Kurtit dhe Osmanit janë të tensionuara. Ymeri argumenton se veprimet e Osmanit, veçanërisht në sferën ndërkombëtare, kanë shkaktuar dëm për Kurtin.
Një tjetër faktor është popullariteti i Osmanit, që Kurti e sheh si sfidë ndaj autoritetit të tij. Analisti mendon se ndryshimet në rrethanat politike bëjnë që Vjosa Osmani të mos jetë më një figurë kyçe sikurse në të kaluarën.

Leave a Reply