“Zafa kërkon hetim për vjedhjen e miliona eurove në Kosovë”

Politikani Zafir Berisha ka kërkuar nga prokuroria që të nisë hetime për përfitimet e padrejta nga shtesat për fëmijë dhe lehona nga persona që nuk banojnë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Berisha ka ndarë një udhëzues që specifikon se vetëm fëmijët deri në moshën 16-vjeçare, që janë shtetas dhe banorë rezidentë të Kosovës, kanë të drejtë të aplikojnë për këto shtesa, raporton Insajderi. Berisha ka theksuar se prokuroria duhet të ndërmarrë veprime, pasi vitin e kaluar ka ndodhur një vjedhje e madhe e fondeve publike nga individë që nuk jetojnë në vend.

Ai ka shprehur nevojën që këta persona të përballen me drejtësinë. Ai gjithashtu ka theksuar se falsifikimi dhe mashtrimi janë veprime penale që ndëshkohen me ligj dhe se është e rëndësishme të merren masa kundër këtyre veprimeve të përsëritura kriminale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *