Zafa negocion me PDK-në dhe VV-në për bashkëpunim në Prizren

Bashkimi Demokratik i Prizrenit, nën drejtimin e Zafir Berishës, ka shënuar një sukses të papritur në zgjedhjet për kuvendin komunal, duke siguruar tre këshilltarë në këtë institucion.

Berisha ka pranuar se është në diskutime me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Vetëvendosje për balotazhin e 9 nëntorit. Ai ka deklaruar se brenda dy ditëve do të marrin një vendim përfundimtar.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Berisha ka arritur të mbledhë 3,123 vota në garën për kryetar. Ndërkohë, Shaqir Totaj nga PDK-ja ka fituar 41.45% të votave pas përfundimit të numërimit, ndërsa rivali i tij, Artan Abrashi nga Vetëvendosje, ka arritur në 30.39%.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ende nuk ka bërë të ditur pozicionin e saj lidhur me balotazhin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *