Dogana e Kosovës ka kryer një operacion kontrolli në një biznes në Prishtinë, ku janë sekuestruar 41 pajisje elektronike të padeklaruara.
Gjatë inspektimit, në bodrumin e ndërtesës, u gjet një kasafortë e mbuluar me pako, brenda së cilës ishin fshehur telefona të rinj të paidentifikuar. Sipas një postimi në rrjetet sociale, janë konfiskuar gjithsej 19 telefona Samsung Galaxy A26 5G, 21 telefona Samsung Galaxy A16 dhe një tablet Samsung Galaxy Tab A9+ 5G.
Biznesi në fjalë nuk paraqiti dokumentacion të vlefshëm që të vërtetonte origjinën e këtyre mallrave, raportoi Klankosova.tv. Autoritetet doganore njoftuan se sekuestrimi u realizua sipas protokolleve ligjore, me plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Dogana e Kosovës do të vazhdojë me procedurat administrative dhe hetimore për këtë rast, duke shtuar se kontrolli i tregtisë ilegale dhe mbrojtja e tregut vendor mbeten prioritete kryesore të institucionit.

Leave a Reply