Zbulohen fletëvotime me numra të çrregullt në 15 klasë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka ngritur shqetësime lidhur me keqpërdorimet e votave në Mitrovicë.

Ai ka pohuar se janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt në pesë vendvotime dhe në 15 klasa të ndryshme. Sipas Behramit, këto parregullsi janë evidentuar në të gjitha vendvotimet ku është kryer rinumërimi i votave.

Ai argumenton se ky fenomen nuk është një rast i izoluar, por është i përhapur në gjithë zonën e Mitrovicës, duke ngritur dyshime për manipulime të zgjedhjeve në këtë rajon. Behrami thekson se fakti që këto parregullsi janë konstatuar në çdo vendvotim ku është bërë rinumërimi, është një tregues i qartë i manipulimeve të mundshme që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *