Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj lajmeve që sugjerojnë se është ftuar në Moskë nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Ai ka theksuar se është i hapur për një takim të liderëve, por jo në kryeqytetin rus, duke e cilësuar një gjë të tillë si të pamundur. Zelensky e refuzoi edhe mundësinë e një takimi në Bjellorusi, për shkak të lidhjeve të ngushta të këtij vendi me Rusinë.
Presidenti ukrainas theksoi se një takim me Putinin në Moskë do të ishte njësoj si një takim në Kiev. Në një ftesë publike, ai sugjeroi që Putin të vizitojë Kievin nëse guxon.
Zelensky ka kritikuar ashpër udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar ata për dobësitë në sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, të cilat Rusia i ka shfrytëzuar për të sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit. Në dy javët e fundit, presidenti ukrainas duket se ka qenë në një “betejë” me homologët e tij evropianë lidhur me këtë çështje.

Leave a Reply