Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë për përdorimin e anijeve transportuese të naftës në qëllime të zbulimit dhe sabotimit.
Në një mesazh në “Telegram”, pas marrjes së një raporti nga kreu i inteligjencës së jashtme të Ukrainës, Zelensky theksoi se vendi i tij po koordinohet me aleatët për të adresuar këtë çështje, raporton “Reuters”. Ai deklaroi se Rusia po shfrytëzon këto anije jo vetëm për të ardhura që mbështesin luftën, por edhe për operacione zbulimi dhe aktivitete sabotuese.
Zelensky vuri në dukje se ndalimi i këtyre veprimeve është i mundshëm. Gjatë adresimit të tij të zakonshëm të mbrëmjes, ai shtoi se raporti nga Oleh Ivashchenko, shefi i inteligjencës së jashtme ukrainase, shpjegon se si Rusia po përdor flotën e saj të fshehtë të anijeve për të kryer operacione destabilizuese në Evropë.

Leave a Reply