Zemaj: LDK dhe NISMA zhvillojnë bisedime parimore

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur për bisedimet mes kësaj partie dhe Nismës Socialdemokrate të udhëhequr nga Fatmir Limaj.

Në një konferencë për media, Zemaj theksoi se LDK ka zhvilluar diskutime parimore me këtë subjekt, si dhe me grupe të tjera politike. Ai sqaroi se bisedimet kanë përfshirë elemente teknike, por thelbi mbetet në linjë me qëndrimet e kryetarit të LDK-së pas takimit të kryesisë.

Zemaj nënvizoi se LDK është gjithmonë e hapur për individë që mund të kontribuojnë politikisht dhe profesionalisht në institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe aderime të reja nga profesionistë të ndryshëm. Sipas tij, LDK do të vazhdojë të pranojë ata që mbështesin programin e saj politik.

Afati për arritjen e marrëveshjeve me subjektet politike është deri më 7 tetor, dhe të gjithë kandidatët e rinj do të garojnë nën emrin e LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *