Zeqiri: Kritika ndaj Haradinajt për bashkëpunim me Listën Serbe

Aktori dhe mërgimtari Hysni Zeqiri ka shfaqur hapur mbështetjen e tij për liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, duke e vlerësuar atë si një figurë kyçe në luftën dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Ai ka reaguar ndaj kritikave që i janë bërë Haradinajt, duke i cilësuar ato si absurde dhe ka thënë se mbështetja për Haradinajn nuk përbën rrezik për Kosovën. Në një deklaratë publike, Zeqiri e përshkruan Haradinajn si hero të luftës dhe si njeriun që ka kontribuar në krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai gjithashtu vlerëson lëvizjen e Haradinajt për t’u dorëhequr nga posti i kryeministrit për të përballuar drejtësinë ndërkombëtare. “Për Ramushin, prioriteti i parë është gjithmonë Kosova”, ka thënë Zeqiri, duke shprehur mirënjohjen e tij dhe duke konfirmuar mbështetjen për Haradinajn në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për 28 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *