Zv/kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u takua me ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.
Gjatë takimit, Bislimi i shprehu urimet e tij ambasadores për marrjen e detyrës dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes Kosovës dhe Estonisë. Ai vlerësoi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.
Në bisedime u diskutua për synimet e Kosovës deri në vitin 2026, duke përfshirë përpjekjet për të avancuar në procesin e integrimit evropian dhe për të fituar statusin e vendit kandidat. Gjithashtu, u theksua rëndësia e progresit në marrëdhëniet me Këshillin e Evropës dhe NATO-n.
Ky takim u cilësua si një hap i rëndësishëm për përforcimin e lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve.

Leave a Reply