Ekrem Berjani, nënkryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kandidaturës së Besnik Osmanit për kryetar të komunës.
Në një letër drejtuar kryetarit aktual, Burim Berisha, Berjani ka bërë të ditur se nuk e mbështet Osmanin në balotazhin e 9 nëntorit, duke e akuzuar për ndarje të brendshme dhe përçarje në radhët e partisë dhe institucioneve komunale. Në publikimin e tij në Facebook, Berjani thekson se metodat e përdorura nga Osmani për të ndikuar votuesit janë të parregullta.
Ai ka nënvizuar se për shkak të këtyre praktikave nuk do të japë mbështetjen e tij. Letra, e datës 30 tetor, shpreh shqetësimin për unitetin e dëmtuar të LDK-së dhe besimin e qytetarëve ndaj këtij subjekti politik.

Leave a Reply