Bashkimi Evropian ka vendosur të zbusë disa nga masat e vendosura ndaj Kosovës, duke hapur rrugën për investime në projekte zhvillimore.
Ky vendim u konfirmua në një letër drejtuar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga Gert Jan Koopman, drejtor i Zgjerimit në BE. Në letër, Komisioni Evropian tregon se ka autorizuar heqjen e masave që pengonin programimin e fondeve dhe kontraktimin e projekteve kryesore.
Azem Vllasi, një njohës i çështjeve politike, e cilëson këtë si një lajm pozitiv, duke theksuar se masat e mëparshme e kanë dëmtuar rëndë Kosovën. Sipas tij, heqja e plotë e masave varet nga zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ndër projektet që do të përfitojnë nga heqja e masave përfshihen: financimi i impiantit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, trajtimi i ujërave në Termocentralin Kosova B, dhe mbështetja për skemën “Young Cell” dhe menaxhimin e deponive në Kosovë. Vllasi thekson rëndësinë e bashkëpunimit me institucione serioze për të shmangur rikthimin e masave.

Leave a Reply