Eva Palatova, që po zëvendëson ambasadoren e Bashkimit Europian në Kosovë, ka shprehur kënaqësinë e saj për mbarëvajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve në 18 komunat e vendit.
Ajo theksoi se ky proces zgjedhor është një dëshmi e qartë e funksionimit të demokracisë në Kosovë. Zyra e BE-së në Kosovë e përshkroi në një postim si një zhvillim të rregullt dhe gjithëpërfshirës, duke nënvizuar rëndësinë e tij në përfundimin e ciklit të zgjedhjeve lokale.

Leave a Reply