Zgjedhjet në Kosovë theksojnë stabilitetin demokratik

E përditshmja e njohur, The Economist, ka përshëndetur zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, duke i cilësuar ato si provë e një demokracie që funksionon mirë dhe është e qëndrueshme.

Sipas raportit, Kosova, e cila shpalli pavarësinë pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, vazhdon të shfaqet si një shtet i stabilizuar dhe demokratik, pavarësisht sfidave ekonomike të vazhdueshme. Në artikull theksohet se ndërhyrja ushtarake e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara ndaloi një fushatë të ashpër të spastrimit etnik nga Serbia, duke i mundësuar Kosovës të fitojë pavarësinë e saj.

Po ashtu, The Economist nënvizon se fitorja e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e fundit i jep atij një mandat të fortë politik. Ky mandat është vendimtar për ratifikimin e marrëveshjeve me Bashkimin Evropian dhe për të zhbllokuar ndihmat e pezulluara financiare prej 880 milionë eurosh nga BE-ja.

Megjithatë, ndërsa raportet me BE-në pritet të përmirësohen, marrëdhëniet me Serbinë mbeten të vështira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *